12 mijë turistë të huaj e vizituan Kosovën

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nehat Gashi, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij, e ka lënë Austrinë dhe ka ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore.”E ndiej si obligim që për çdo vit me ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore së bashku me gruan dhe fëmijët” tregon ai. Për kohën sa qëndron në Kosovë për rreth një muaj, ai thotë se i shpenzon më rreth 4000 euro, shkruan Zëri.

“Gjithmonë kur është koha e verës e vizitojmë Kosovën. Këtu i kemi të afërmit tanë që i vizitojmë, mirëpo edhe qytetet e tjera të Kosovës. Pushimin më së shumti e zgjasim 1 muaj, pasi që duhet të kthehemi për të punuar”shton më tej ai.

Por, nuk është vetëm Gashi me familje që për çdo vit kalon pushimet verore në Kosovë. Të tillë ka edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë, por edhe shtetas të shteteve të ndryshme të botës. Vetëm gjatë muajit maj dhe qershor të këtij viti shumë persona nga Shqipëria, Italia, Turqia, Japonia, Britania e Madhe, dhe SHBA-ja, kanë ardhur ta vizitojnë vendin tonë

Eksperti turizmit Zekë Çeku ka thënë së dita ditës po shtohet interesimi i turisteve të huaj për ta vizituar vendin tonë.

“Çdo i huaj që vjen në Kosovë dhe qëndron më shumë së 24 orë dhe më pakë se 365 ditë dhe i shpenzon mjetet që i ka pru nga jashtë konsiderohet si vizitor. Kemi individ dhe grupe familjare që vinë në mënyrë individuale, mirëpo ka edhe në grupe, sezoni i verës është ma i preferuari për vizitorë. Grupet familjarë zakonisht qëndrojnë tek të afërmit e tyre, ndërsa shtetasit e tjerë që vijnë në grupe qëndrojnë nëpër hotele, dhe të gjitha shpenzimet që i bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë i shkojnë rritjes së ekonomisë vendore”, tha Çeku.

Sipas tij, grupet e organizuara zakonisht qëndrojnë 8 deri në 10 net, ku sipas tij çmimet janë të volitshme.

Ceku ndër të tjera ka treguar se vizitorët nga shtetet e ndryshme e kanë përshtypjen se Kosova është një vend i pa zhvilluar dhe pa turizëm, mirëpo kur vijnë dhe e vizitojnë pastaj ndryshojnë mendimin.

“Turistet që vijnë nuk janë shumë të informuar për Kosovën. Ata kanë atë përshtypjen që Kosova pasi që nuk ka det, nuk ka asgjë, mirëpo situata nuk qëndron ashtu. Ne turistët e huaj i dërgojmë në Prizren, në Mitrovicë, Pejë në Prishtinë, ka shumë vende të bukura që ja vlen më u vizituar”ka thënë më tej ai.

Mirëpo, për Çekun edhe më tej mbetet shqetësim mos regjistrimi i turisteve të huaj të cilët vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet.

Eco Higjiena

“Nuk kemi regjistrim të saktë të turistëve që vijnë në vendin tonë, sepse po ti kishim këto të regjistruara turizmi do të ishte eksportuesi më i madh në vend, dhe se rritjes ekonomike do ti ndihmonte shumë kjo dukuri”ka thënë më tej ai.

Sipas Çekut, organet kompetente nuk po bëjnë sa duhet për ta zhvilluar turizmin dhe për t’i joshur vizitorët e huaj.

Sipas tij, Kosova është vend i përshtatshëm për vizitorët, mirëpo qeveria nuk po bënë edhe shumë sa i përket turizmit. Ai tha se duhet që të krijohet kushte për biznese që ato t’i joshin turistet e huaj. Sipas tij, vendet më të vizituara nga ta janë: Malet e Sharrit, Brezovicë, Liqeni i Batllavës, Shpella e Gadimes, Gryka e Madhe, etj.

Në anën tjetër Halil Bajrami, udhëheqës i Divizionit të Turizmit, ka thënë së bazuar në vitet e me hershme turizmi në Kosovë po shënon rritje.

“Sipas të dhënave të statistikave turistike të përgadituara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, krahasua tremujorin e parë të vitit 2013 në raport me tremujorin e parë të vitit 2012 ka rritje të numrit të vizitorëve, dhe netëve të qëndrimit” ka thënë ai.

Gjatë vitit 2012, Kosovën e vizituan 48 mijë turistë

Sipas Halil Bajramit, gjatë tre mujori të parë të vitit 2012, Kosovën e kanë vizituar 5.965 vizitorë, ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2013 ka pasur vizituar 12 mijë e 603 vizitorë.

“Netët e qëndrimit për vitin 2012 ka qenë 11.259, ndërsa tre mujori i parë i vitit 2013 ka qenë 19.988, nga kjo dhe shihet që ka pasur rritje të numrit të vizitorëve,” ka thënë ai, transmeton Zëri.

Bajrami ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 48 mijë e 790 vizitor të huaj në vendin tonë. “Gjatë vitit 2012 Kosovën e kanë vizituar 48.790 turistë të huaj e që kanë fjetur në vendin tonë 90.968 net”ka thënë ai.