12 aktakuza të ngritura për shantazh, kanosje, vjedhje, sulm ndaj personit zyrtar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”./rajonipress/