Mobi Casa

12 aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa tjetri veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Fundamenti

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm” dhe “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”./rajonipress/