RCCOLA

1105 nxënës iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Janë bërë vizitat sistematike në 17 shkolla shqiptare dhe për herë të parë edhe në 3 shkolla me nxënës serbë e romë. Janë kontrolluar gjithsej 1105 nxënës dhe nxënëse të paraleleve I, V dhe IX. Bashkëpunimi ndëretnik ka qenë i mrekullueshëm dhe tërë procesi ka kaluar pa asnjë problem ka thënë Qëndron Kastrati.

“Jam shumë i lumtur nga njoftimi që mora nga Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Dritan Maliqi. Kontrolli sistematik shëndetësor i fëmijëve në shkolla fillore ka përfunduar. Një kontroll i tillë do të mundësojë të kemi një pasqyrë të qartë të shëndetit të fëmijëve në tërë territorin e Komunës. Janë bërë vizitat sistematike në 17 shkolla shqiptare dhe për herë të parë edhe në 3 shkolla me nxënës serbë e romë. Janë kontrolluar gjithsej 1105 nxënës dhe nxënëse të paraleleve I, V dhe IX. Bashkëpunimi ndëretnik ka qenë i mrekullueshëm dhe tërë procesi ka kaluar pa asnjë problem ka thënë Qëndron Kastrati.

Kastrati ka shtuar se përgjatë mandatit tim 4 vjeçar do të kontrollohen të gjithë fëmijët e ciklit të ulët. Fëmijët të cilët mund të diagnostifikohen me probleme shëndetësore do të thirren automatikisht për kontroll në QKMF për trajtim dhe do të njoftohen prindërit e tyre.

RCCOLA

Falënderim të veçantë për Dr. Ylber Thaqi, Dr. Artë Maliqi Dr. Nebojsha Mladenoviç dhe stafin e motrave medicinale dhe teknikëve medicinalë Fitore Krasniqi, Lubomir Ristiç, Leonora Fera Thaci dhe Fisnik Shala të cilët me vullnet kanë kryer detyrat. Tani do të formohet një komision i cili do të analizojë të dhënat e marra nga kontrollet në terren dhe në fund të procesit do të publikohet një raport i hollësishëm.

Kontrollet sistematike shëndetësore do të vazhdojnë të paktën përgjatë gjithë mandatit tim si Kryetar i Komunës ka thënë Kastrati tutje./rajonipress/