UBT

110 milionë euro mallra të kontrabanduara nga Serbia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shifrat e importit dhe eksportit të mallrave nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas kanë shpërputhje të mëdha.Eksporti i regjistruar nga autoritetet serbe në Kosovë figuron dukshëm më i madh se sa që regjistrohet si import nga Doganat e Kosovës.

Kjo shpërputhje e importeve nga Serbia, për shefin e Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ndodh për shkak të hyrjes së mallrave në mënyrë ilegale në Veriun e Kosovës.

“Autoritetet serbe e regjistrojnë mallin që hyn në Veri të vendit, ndërsa një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë Doganat e Kosovës, pasi që hyn në mënyrë ilegale”, pohon Huruglica.

Eco Higjiena

Sipas Odës Ekonomike të Serbisë, gjatë vitit 2008 në Kosovë janë eksportuar mallra në vlerë prej 264 milionë euro, 258.5 milionë euro në vitin 2009, 300.8 milionë euro në vitin 2010, 284.3 milionë euro në vitin 2011 dhe 141.5 milionë euro deri në muajin gusht të këtij viti, apo 1.249 miliardë euro nga viti 2008 e deri më tani.

Ndërsa sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, gjatë vitit 2008 nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 248 milionë euro, 209.5 milionë euro në vitin 2009, 256.5 milionë euro në vitin 2010, 251.7 milionë euro në vitin 2011 dhe 173.6 milionë euro gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.