UBT

11 vjet nga marrëveshja e parë, Kurti: S’mund të flitet për Asociacionin pa e pranuar Serbia Baziken dhe Aneksin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sot janë bërë 11 vjet nga marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013, mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Kurti tha se marrëveshja i ka 15 nene, ku gjashtë nenet e para merren me një “Asociacion/Bashkësi të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ndërsa nenet tjera merren me integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, energjinë dhe pajtimin që të mos pengohet rrugëtimi i njëri-tjetrit drejt integrimit në BE.

“Zbatimi i neneve për ‘Asociacionin’ u përcoll me një marrëveshje tjetër të parimeve të përgjithshme/elementeve kryesore që u pat arritur dy vjet më vonë, më 25 gusht të vitit 2015, nga kryeministrat e asaj kohe Mustafa dhe Vuçiq”.“Kjo e fundit përfundoi në Gjykatë Kushtetuese në dhjetor të atij viti. Doemos, pasi që marrëveshja e vitit 2015 buronte nga ajo e vitit 2013, gjykata u mor me të dyja. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se kompetencat e parapara për ‘Asociacionin’ sipas të dy marrëveshjeve, shkelnin parimet e kushtetutës, karakterin multietnik të shtetit dhe cenonin rëndë rendin juridik”, shkroi Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë tha se pas vendimit të Kushtetueses ku Asociacioni me fushëveprimin dhe kompetencat e parapara shkelte rëndë Kushtetutën, marrëveshja u shkel nga Serbia në nenet tjera të saj.

FIDANISHTJA

“Serbia asnjëherë nuk respektoi nenin 14 të marrëveshjes për mos pengim të rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së ndërkaq shkeli edhe të gjitha nenet tjera për integrimin e serbëve në institucione duke i bojkotuar ato në formë kolektive e me urdhër nga Beogradi. Para 11 vjetëve u arrit një marrëveshje e cila, në njërën anë, shkelte Kushtetutën e Kosovës e, në anën tjetër, u shkel nga Serbia”.“Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj ‘Asociacionit’”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se nuk mund të flitet e diskutohet vetëm për Asociacionin, pa e pranuar dhe respektuar Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Zbatimit, pa përfshirë të gjitha 39 marrëveshjet e dakordimit në Bruksel, e pa konstatuar që marrëveshja Thaçi-Daçiq është shkelur dhe vijon të shkelet nga Serbia, kurse vazhdimi i saj Mustafa-Thaçi është rrëzuar në Kushtetuese.

“Serbia, në vend që të pranojë të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike të vitit të kaluar të arritur në Bruksel ku e ka nenin 7, po insiston e kërkon ato dy marrëveshjet e viteve 2013 e 2015 që përbëjnë shkelje të dyfishtë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.