Eko Higjiena

11 vjet burg neonazistit që ka therur kosovarin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjykata Federale e Zvicrës ka vërtetuar dënimin me 11 vjet burg për tentim vrasjeje të një shqiptari që i është shqiptuar një neonazisti zviceran. Ky i fundit e kishte therur në fyt kosovarin.

Neonazisti nga Valisi përfundimisht do të vuajë dënimin prej 11 vitesh burg për tentimin e vrasjes së kosovarit. Zvicerani sot 24 vjeçar ishte ankuar në Gjykatën Federale ndërsa kjo e fundit e ka konfirmuar lartësinë e dënimit të shqiptuar nga instanca paraprake (Gjykata Kantonale e Valisit).

Mobi Casa

Pretendimi se ai kishte vepruar kështu ndaj kosovarit për shkakun se ai më parë kishte qenë i ndjekur penalisht për sulm ndaj një zvicerani, nuk u mor parasysh njofton albinfo.

Sipas trupit gjykues i dënuari kishte treguar gatishmëri kriminele që për motive të ulëta të shuante jetën e një njeriu.