Fundamenti

11 – vjeçarja mposht Albert Einstein në testin e IQ

/ 1 minutë lexim

Një 11 – vjeçare angleze ka “mundur” për inteligjencë Albert Einstein. Cerys Cooksammy-Parnell, 11 vjeç, sapo ka arritur të vlerësohet me 162 pikë në testin e matjes së nivelit të inteligjencës, duke kaluar me dy pikë shkencëtarin e teorisë së relativitetit.

I njëjti nivel është arritur pak muja më parë nga Olivia Manning, 12 vjeç, nga Liverpool.

Bëhet fjalë për rekordin e QI anglez dhe botëror. Çdo gjë ka nisur si një sfidë me të atin që kishte arritur rezultatin e 142 pikëve: “Nuk e kisha menduar kurrë se do të mund ta mposhtja me një diferencë të tillë”, ka thënë vajza.

Mobi Casa

Pas suksesit befasues, Cerys duket se ka mbetur me “këmbë në tokë” dhe ka dhënë një deklaratë tepër të zgjuar: “Në këtë moshë nuk është se flas për argumente komprese apo serioze me miqtë e mi dhe sinqerisht që tek një njeri ka shumë më tepër sesa kuotimi intelektual.

Deri sa të bëhem 20 vjeç, fokusi im do të jetë argëtimi dhe pse jo marrja e notave të mira në shkollë”./shqip/