FITORJA

11 vite pa presidentin e FC Drita, Selami Osmani-Bezi, fjalë prekëse nga vajza e tij Bezi S.Osmani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Familja e ngushtë, sportistët, tifozët ‘Intelektualët’, e qytetarët e Gjilanit, sot përkujtojnë 11 vjetorin e ndërrimit të jetës të ish-presidentit të FC Dritës, Selami Osmani – Bezi, njëherit njëri ndër afaristët e humanistët më të mëdhenj që ka pasur qyteti i Gjilanit.

Selami Osmani – Bezi kishte një dashuri të pashtershme ndaj FC Dritës, i cili me këtë klub në epokën e tij bënte revolucion në futbollin e Kosovës.

Me shumë dinjitet e përmallim edhe pas 11 vitesh FC Drita dhe tifozët e flakët ‘Intelektualët’, theksojnë se Selami Osmani-Bezi ishte ai që i bëri krenar dhe i bëri me identitet, pasi nuk kurseu as shëndetin e tij për të mirën e FC Drita.

FIDANISHTJA

Selami Osmani – Bezi ishte një afarist i njohur në Rajon, ai përpos FC Dritën që e qoi në piedestalin më të lartë në futbollin e Kosovës, ai ishte një humanist me përmasa të gjëra duke i ndihmuar çdo klubi që kishte nevojë, poashtu edhe qytetarët të cilët kishin hallet e tyre mbështetjen e gjenin tek Selami Osmani-Bezi, i cili gjithmonë ju dilte në ndihmë këtyre familjeve me nevojë.

Pas 11 vitesh të ikjes së tij në amshim edhe sot me shumë respekt e dashuri Selami Osmani-Bezi përkujtohet nga shumë sportist e qytetarë, duke e falënderuar përulësisht për kontributin e dhënë gjatë jetës së tij.

Në përvjetorin e 11-të të vdekjes, vajza e tij, Bezi S. Osmani, e kujtojë atë me shumë fjalë prekëse.
“E di që nuk jemi të detyruar nga përkufizimi i kohës dhe hapësirës, kështu që derisa të takohemi përsëri do të mbaj gjithmonë në zemrën time. Ishe Superheroi im, mentori im dhe miku im më i mirë, ju kujtoheni gjithmonë me shumë dashuri”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.