Uji Dea

11 fshatra ende nuk e kanë shijuar pozitën e këshilltarit komunal në Asamble

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sipas shënimeve tona rezulton edhe përfundimi tjetër se 11 bashkësi lokale në fshatra dhe 3 në qytete fare nuk janë të përfaqësuara. Këto shënime tregojnë se 13 e qytetarëve të cilët janë rezident të fshatrave fare nuk janë të përfaqësuara në asamblenë komunale. Mungesa e tillë e cila e privon 13 e qytetarëve të komunës që mos të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvend është pasojë e mangësisë ligjore me të cilin përcaktohet se tërë territori i komunës e përbën vetëm një zonë zgjedhore thotë Isa Shefkiu nga OJQ “Anamorava”.

Isa Shefkiu thotë se të gjitha mbledhjet e kuvendit të komunës kanë qenë të hapura për publikun, por interesimi i qytetarëve ka munguar.

Sipas tij në periudhën në seancat e kuvendit komunës janë shqyrtuar më tepër se 80 çështje të rëndësishme për jetën e përditshme dhe perspektivën e qytetarëve të komunës. Vlerësohet se përkundër faktit se ka kaluar gati një decenie gjysmë prej themelimit dhe të funksionalizimit të pushtetit të ri në liri, qytetarët e komunës së Gjilanit, si dhe në mbarë territorin e Republikës ballafaqohen me shumë çështje të pa zgjidhura të infrastrukturës komunale, arsimit fillor, të mesëm, parashkollor, punësim, kulturë sporti, planifikim hapësinor, mbajtjes të mjedisit, komuniteteve, buxhetit dhe financave, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, zhvillimit ekonomik, mbrojtjen nga zjarri, pronës, kadastrit, banimit etj.

Shefkiu në raportin e tij monitorues ka paraqitur edhe një fakt tjetër shqetësues. “Nga te dhënat e përshkruara më sipër rezulton se qyteti është përfaqësuar në 28 kuvendarë ndërsa pjesët rurale- fshatrat me vetëm 6 kuvendarë. Sipas shënimeve të cekura rezulton edhe përfundimi tjetër se 11 bashkësi lokale në fshatra dhe 3 në qytete fare nuk janë të përfaqësuara. Këto shënime tregojnë se 13 e qytetarëve të cilët janë rezident të fshatrave fare nuk janë të përfaqësuara në asamblenë komunale. Mungesa e tillë e cila e privon 13 e qytetarëve të komunës që mos të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvend është pasojë e mangësisë ligjore me të cilin përcaktohet se tërë territori i komunës e përbën vetëm një zonë zgjedhore”.

Mobi Casa

Shefkiu thotë se sistemi më i përshtatshëm i cili mundëson që qytetarët e komunës të përfaqësohen në mënyrë më adekuate dhe të realizohet bashkëpunimi midis qytetarëve dhe kuvendarëve si dhe të mënjanohet shkëputja shkëputja e rekreacionit votues-qytetar-kuvendar-kuvend do të ishte që secila bashkësi lokale të jetë zonë zgjedhore.

Partitë politike të cilat e përbëjnë kuvendin e Republikës ju takon përgjegjësia që ta fillojnë reformën e sistemit zgjedhor sipër kuvendit komunal ashtu edhe për kuvendarët e Republikës.

Bashkësitë lokale të cilat nuk janë të përfaqësuara në kuvendin e komunës : Cërnicë, Bresalci, Pogragja, Muqibaba, Kmetofci, Uglari, Llashticë, Lladova, Shurdhani, Livoqë i Poshtëm, Kishnapola, Vërbicë e Zhegrës, dhe Velekinca./rajonipress/