UBT

11 fermerë vitias përfitojnë Laktofriz për ruajtjen e qumështit

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Agjencioni austriak për Zhvillim në bashkëpunim me UNDP-në dhe komunën e Vitisë, në vazhdën e projekteve të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë shpërndarë sot Laktofriz për 11 fermerë të komunës së Vitisë, të cilët merren me përpunimin e qumështit.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e ndarjes së këtij donacioni për fermerët, falënderoi përfaqësuesit e UNDP-së, posaçërisht Agjencionin austriak të zhvillimit, për gjithë mbështetjen e deritanishme në realizim të projekteve në sektorin e blegtorisë dhe sektorëve tjerë. “Ne për çdo javë po bëjmë shpërndarje të donacioneve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, blegtorisë, bletarisë etj. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim fermerët tanë me projekte të reja, në bashkëpunim me partnerët tanë si UNDP-ja etj”, tha Haliti.

ARKATANA

Kurse Vlora Elshani përfaqësuese e UNDP-së, tha se ky donacion është nga Agjencioni austriak për zhvillim dhe po realizohet në kuadër të projektit InterDev 2. Ajo gjithashtu theksoi se do të vazhdoj bashkëpunimi me komunën e Vitisë edhe në të ardhmen. Përzgjedhja e përfituesve është bërë nga një komision i UNDP-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.