11 aktakuza të ngritura, 9 prej tyre për vjedhje të shërbimeve

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

UBT

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave “Sulmi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Kontrabandim i mallrave”./rajonipress/