108 fermerë përfitojnë makineri bujqësore në Komunën e Artanës

Gjilan – Bajrush Ymeri tha se Komuna e Novobërdës, tani e tutje sektorin e bujqësisë do ta ketë si prioritet, pasi që sektori i bujqësisë është një prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të komunës.
Në kuadër të projektit “Subvencionimi i fermerëve me pajisje (mekanizëm) bujqësor”, në Komunën e Novobërdës është bërë shpërndarja e pajisjeve bujqësore për 108 fermerë vendor.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , Goran Maksimoviq së bashku me zyrtarët e tij kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 108 fermerë të cilat konsiderohen lehtësim për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në komunën e Novobërdës.
Këtë ngjarje e ka përcjellur edhe Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri ku me këtë rast ka uruar fermerët për përfitimin e këtyre pajisjeve dhe i uroj të gjithë përfituesit që këto makineri të ju shërbej për punët e tyre të përditshme në bujqësi.
Ymeri tha se Komuna e Novobërdës, tani e tutje sektorin e bujqësisë do ta ketë si prioritet, pasi që sektori i bujqësisë është një prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të komunës./rajonipress/