Eko Higjiena

107 kosovarë pa dokumente kapen brenda një jave

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nga 276 migrantët pa dokumente më së shumti ka pasur shtetas kosovarë, 107 sish

Vetëm në regjionin Niederbayern të Bavarisë gjatë një jave janë kapur 276 persona pa dokumente valide për qëndrim në Gjermani. Siç bën të ditur policia, këta persona janë kapur nga 16 deri më 22 janar në raste të ndryshme në përpjekje për të hyrë në Gjermani për të kërkuar azil. Shumica e tyre janë zënë duke kaluar me tren nga Austria si dhe në autostradën A3.

UBT

Të gjithë migrantët pa dokumente janë shoqëruar në qendrën për pranimin e azilkërkuesve në Deggendorf. Më së shumti në mesin e tyre (107) janë shtetas kosovarë. Më tutje vijnë shtetasit e Sirisë (69), të Afganistanit (64) etj.

Në kuadrin e gjithë kësaj janë kapur edhe 17 kontrabandistë. Prej tyre, shtatë janë hungarezë, dy sirianë (me leje qëndrimi në Gjermani) dy kosovarë, një bohsnjak, një maqedonas, një bullgar, dy rumunë dhe një austriak. Të gjithë këta duhet të përgjigjen për trafikim të të huajve. Pesë prej tyre po mbahen në burgun për hetime, ndaj të tjerëve janë duke u zhvilluar ende hetimet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.