Hidromorava

105 mijë 375 persona me koranavirus që nga rastet e para në Kosovë, 2 mijë e 178 të vdekur

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u konfirmuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë shënuar gjithsej 105 mijë e 375 raste pozitive, raporton Express.

Nga 105 mijë e 375 persona të infektuar me COVID-19, 94 mijë e 630 janë shëruar, ndërkaq 2 mijë e 178 kanë vdekur, derisa 8 mijë e 567 persona janë duke luftuar me koronavirusin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19, ku është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 187 raste pozitive, nga 2 mijë e 944 mostra të testuara.

Hidromorava

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.