103 familje kthehen me dhunë, kurse 33 vullnetar
Gjilan – Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm në Gjilan thotë për rajonipress se deri më tani gjithsejtë janë riatdhesuar në periudhën janar – mars 2016 rreth 136 familje apo individ, ose gjithsejtë 22 familje, 114 individ, 189 anëtar, nxënës 24, fëmijë 33, shqiptar (familje apo individ) 125, serb 4, rom 6, ashkali 1.
Sipas Ruzhdi Rashitit mbizotëron shteti i Gjermanisë ku më së shumti kanë migruar familje edhe atë 92 ( 76 individ dhe 16 familje), pastaj Zvicra me 8 të gjithë individ, Luksemburgu 7 (individ).
“Nga numri i përgjithshëm i të riatdhesuarve në komunën e Gjilanit 103 familje apo individ janë kthyer me dhunë kurse 33 vullnetar” tha Rashiti për rajonipress.
Nga shifra e përgjithshme në mesin e të kthyerve janë 33 fëmijë kurse nxënës 24 dhe se të gjithë këta e vazhdojnë shkollimin në shkollat ku kanë vijuar mësimin më parë, para se të migrojnë.
Sipas evidencës sonë që kemi në ZKKK kanë kërkuar për t`u asistuar gjithsejtët 41 familje, pra nuk vijnë për të kërkuar të gjithë ndihmë sepse edhe ma tutje kriteri kryesor për të përfituar sipas rregullores në fuqi nga MPB është data e fundit e migrimit është 28 korriku 2010.
Ato familje që një vit e më shumë kanë qenë jashtë shtetit mundë të përfitojnë pako ushqimore dhe higjienike një herë, derisa të pajisen me dokumente të nevojshme për të qenë përfitues ndihmash nga Qendra për punë sociale, nëse i plotësojnë kriteret socio- ekonomike sipas vlerësimit që e bënë kryqi i kuq.
Të gjithë të riatdhesuarit mundë të jenë përfitues për të themeluar biznes pa marr parasysh se kur kanë migruar, por ata duhet të pajisen me dokumente të nevojshme e në mesin e tyre duhet kenë diplomë apo dëshmi se janë të aftë profesionalisht.
Palët posa te kthehen duhet të lajmërohen në Zyrën e punësimit pasi për ta ka lehtësira për tu punësuar.
Nga Zyra e punësimit janë punësuar katër familje këto ditë përmes një programi nga UNDP. Komisioni komunal për riintegrim (KKR ) i shqyrton të gjitha kërkesat që vijnë nga të riatdhesuarit në kompetencë të vetë që ka sipas rregullores në fuqi nga MPB tha Ruzhdi Rashiti Zyrtar për kthim të qëndrueshëm ZKKK-Gjilan./rajonipress/


