Hidromorava

100-vjetori i Pavarësisë, VIP-at urojnë online

/ 2 minuta lexim

Berlin – Personazhet e njohura shqiptarë i janë bashkuar urimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë nëpërmjet statuseve dhe publikimeve të ndryshme në Twitter dhe Facebook. Gjithashtu edhe më anë të fotove, të cilat shprehin anën patriotike disa prej vipave shqiptar kanë shprehur lumturinë e tyre në këtë ditë të veçantë të kombit shqiptar.

Këto janë disa nga urimet të publikuara në rrjetet sociale nga personazhet vip:

Ish-missi Floriana Garo

Gëzuar Shqipëtarë kudo që ndodheni!! Sa bukur të shohësh rrugët, ndërtesat, njerëzit, e madje edhe GOOGLE KUQ e ZI! 🙂 Të gjithë me shpirt jemi kuq e zi sot! Qofshim të bashkuar, të lirë, dhe të begatë për shekuj me rradhë!! Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

Hidromorava

Këngëtarja Miriam Cani

Gezuar nga zemra te gjitheve 100 vjetorin e Pavaresise.. Per nje kombe sa me te bashkuar…ashtu si sot, uroj ti shoh Shqipetaret gjithmone te bashkuar..dhe jo te perçare…te bashkuar me sinqeritet,pozitivitet dhe mbi te gjitha produktiv. Secili prej nesh ndikon cdo dite me jeten qe bene ne imazhin e shqiperise! Nje shekull te ri sa me te mbare per atedheun tone 🙂

Këngëtarja Leonora Jakupi

Anembanë Kuq e Zi. Oh sa mirë me qen Shqipetarë. Jemi një, mbesim një dhe vdesim një. Rroftë flamuri ynë Kombëtarë, rrofte Shqiponja dy krenare. Urime 100 vjetori i pavarësisë. Falë dëshmorëve, gëzuar festen te gjithë Shqipëtarëve ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Greqi, Mal te Zi dhe kudo ne bote.