100-vjeçari nuk dëshiron të pensionohet

Britaniku Jim Clementsit, i cili 19 vjet më parë ka mbetur i ve merret me sport dhe është shumë i lëvizshëm për moshën që ka.
Edhe pse i ka mbushur 100 vjet, britanikut Jim Clementsit as që po i shkon mendja të pensionohet. Ai ishte pensionuar para 30 vjetëve, mirëpo për shkak të monotonisë vendosi të punësohet sërish.
Clementsit tash ka filluar të punojë dy herë në javë në një firmë të sistemeve të alarmit, në Essex.
Detyrat e tij në këtë vend të punës janë të rregullojë dokumentacionin, të lajmërohet në telefon si dhe të fotokopjojë materiale të ndryshme,.
“Jim është i pabesueshëm. Ende punon dy herë në javë. Të gjithë ata që e njohin për herë të parë nuk mund të besojnë se ai i ka 100 vjet”, ka deklaruar për gazetën „Mirror“ një kolege e tij e punës.
Kolegët e tij të punës thonë se atij i pëlqen t’iu ndihmojë të tjerëve, ndërsa koleget – thonë që ai di edhe të flirtojë.
Ky 100-vjeçar, i cili 19 vjet më parë ka mbetur i ve – merret me sport dhe është shumë i lëvizshëm për moshën që ka.
Kur nuk ndodhet në punë, Clements shkon në peshkim, ose punon në kopshtin e tij.(albinfo)