100 milionë qarkullojnë në vit në kazino dhe lojërat e fatit
Kosovarët, të dhënë pas bixhozit. Dyshohet se ka evazion të madh fiskal
Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga opozita, por edhe ata nga koalicioni i tashëm qeverisës dhe ekspertë të kësaj fushe, kanë bërë akuza të rënda në adresë të Ministrisë së Financave, përkatësisht të ATK-së, se kanë bërë licencimin e kazinove dhe lojërave të fatit shkel e shko, ndërsa shumica e tyre bëjnë evazion të madh fiskal, ndërkohë që kanë përfitime marramendëse.
Sipas opozitës dhe ekspertëve, ka dyshime se pronarët e kazinove janë të lidhur me njerëzit e politikës., raporton Gazeta Kosova Sot
Zyrtarë të ATK-së nuk kanë dashur të japin të dhëna rreth pronarëve të lojërave të fatit dhe shumës së mjeteve që këto arrijnë të qarkullojnë brenda një viti.. ” Nga njësia e lojërave të fatit më njoftuan që deri nesër nuk mund të kemi përgjigje”, ka thënë zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.
Lidhur me çështjen e përfitimeve dhe disa çështjeve që kanë të bëjnë me shënime personale dhe statistikore specifike, si dhe rreth qarkullimit të këtyre bizneseve etj., bazuar në Neni 84 mbi konfidencialitetin shifrat ekzakte në mes të tjerash thuhet se nuk mund të publikohen, por mund të konstatojmë se pas aplikimit dhe hyrjes në fuqi të tarifave të akcizës për subjektet e lojërave të fatit, asnjëri prej tyre nuk e ka interesimin që të deklarojë qarkullim.
Burime të besueshme të gazetës bëjnë të ditur se lojërat e fatit brenda një viti llogaritet të kenë qarkullim vjetor prej 100 milionë eurosh. Të ashpërsohet ligji Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) vlerëson se mënyra se si po vepron shteti ndaj pronarëve të kazinove dhe të lojërave të fatit është për keqardhje. Sipas tij, shumë nga ekspertë të kësaj fushe thonë se ka dyshime shumë të mëdha se shumica e pronarëve të kazinove kosovare janë të lidhur me njerëzit e politikës që i lënë për të vepruar në ” oazën e tyre” . “Çështja e bastoreve është një problem shoqëror dhe socio-patologjik, i cili i kanoset Kosovës dhe që nuk duhet heshtur. Ata që kanë varshmëri nga këto lojëra kanë probleme të mëdha, duke krijuar kështu humbje të mëdha edhe për familjen”, ka thënë ai.
Lidhur me çështjen Naser Osmani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili njëherësh ka qenë edhe kryesues i Grupit punues për monitorimin e lojërave të fatit, thotë se mënyra e zhvillimit të këtij biznesi në vendin tonë është tejet shqetë- suese. Ai thotë se me ligjin aktual duhet të bëhen kufizime të mëdha rreth funksionimit të këtij biznesi. “Ne si Grup punues së bashku me dy ekspertë kemi pasur takime me Doganën, ATK-në dhe me përfaqësues të lojërave të fatit, ku së bashku me ta kemi tentuar që të gjejmë në praktikë shkeljen e ligjit nga vetë këto lojëra të fatit”, tha Osmani. Ai më tej ka bërë të ditur se Grupi punës, që ai e ka drejtuar, ka kërkuar ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, përkatësisht ashpërsimin e kritereve, si dhe heqjen e një pjese të lojërave të fatit. “Në Kosovë kazino ka më pak./kosova sot/


