RCCOLA

100 milionë profile në Facebook, qenë dhe mace

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qenë, mace, kuaj, por edhe firma veshjesh dhe elektroshtëpiakesh. Është ky universi i rrjetit social Facebook, i cili duket si një miksim i vërtetë virtualë me protagonistë njerëzor dhe jo vetëm…

Sipas një analize të fundit zhvilluar mbi rrjetin social të themeluar nga Mark Zuckerberg, 100 milionë e profileve të regjistruar nuk janë qenie njerëzore.

Uji Dea

Në total llogariten afro 1 miliardë përdorues, por rreth 889 milionë janë persona, ndërsa 100 milionë janë kafshë shtëpiake, kompani dhe jo individë. Edhe pse këto profile janë hapur nga qenie njerëzore profili dhe përmbajtja e tij, nuk ka lidhje me njerëzit.