HW

100 milionë më pak, korrupsioni largon investitorët

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Njohës të fushës së ekonomisë, përfaqësues të bizneseve dhe deputetë të dikurshëm të Kuvendit të Kosovës alarmojnë se investimet e huaja direkte në Kosovë vitin e kaluar kanë shënuar rënie për rreth 100 milionë euro, në krahasim me vitin 2015. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, mësohet se investimet ndërkombëtare të pranuara vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur në 215.9 milionë euro, që paraqet nivelin më të ulët krahasuar me vitin 2015, kur investimet e huaja ishin 309.8 milionë euro.

Ambienti biznesor, i përkeqësuar viteve të fundit

Njohës të fushës së ekonomisë, përfaqësues të bizneseve dhe deputetë të dikurshëm të Kuvendit të Kosovës alarmojnë se investimet e huaja direkte në Kosovë vitin e kaluar kanë shënuar rënie për rreth 100 milionë euro, në krahasim me vitin 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, mësohet se investimet ndërkombëtare të pranuara vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur në 215.9 milionë euro, që paraqet nivelin më të ulët krahasuar me vitin 2015, kur investimet e huaja ishin 309.8 milionë euro.

Shih për këtë ata pyesin se a janë arsyet kryesore të rënies së investimeve të huaja, ngase në Kosovë realisht nëntoka kriminale (mafia oligarkike) po e kontrollon gati në tërësi tregun në të gjitha fushat, privatizimin, pastaj licencimin e deri te dhënia e lejeve të ndërtimit nëpër Komuna (ku raste te denoncuara ka më së shumti në Komunën e Prishtinës), ku sipas specialistëve thuhet me të drejtë se ka dyshime të mëdha se për të marrë një leje ndërtimi detyrimisht duhesh të paguash shuma marramendëse milionëshe përmes kanaleve të “nëntokës kriminale të ndërtimit”, të cilët në fakt janë njëkohësisht edhe “kryetarë faktikë komunash dhe drejtor të Urbanizmit”, ngase për gjithçka “vendosin dhe urdhërojnë” kryetarët e drejtorët formalë nëpër komuna, që vetëm formalisht qëndrojnë atje, ngase udhëhiqen nga “krimi i organizuar”.

Situata e zymtë ekonomike

Bankieri Milazim Abazi tha për “Kosova Sot” se investimet e huaja direkte në Kosovë që nga shpallja e Pavarësisë në vitin 2008 kanë shënuar rënie të vazhdueshme, për të arritur në vitin 2016 në vetëm 215 milion euro. “Nëse e analizojmë strukturën e këtyre investimeve, situata është edhe më e zymtë”.

Fundamenti

Ai sqaron se, derisa në vitet e mëparshme, investimet e huaja kanë qenë të orientuara në prodhim dhe në sektorë strategjikë, siç janë Ferronikeli, IPKO, sektori bankar, KEDSi dhe kompanitë e sigurimeve, në vitet e fundit investimet e huaja janë kryesisht investime të diasporës në blerjen e banesave dhe lokaleve afariste, që në aspektin ekonomik konsiderohen si investime jo të qëndrueshme dhe që nuk sigurojnë rritje ekonomike. “Shkaqet kryesore të ngecjes së investimeve të huaja direkte llogariten: qeverisjet qendrore të dobëta në vazhdimësi, imazhi i rrënuar i Kosovës si shtet i pabërë, mosshtrirja e sovranitetit në tërë territorin, mos funksionalizimi i kombinatit “Trepça” dhe vonesat në vendimmarrje në sektorin e energjisë”, potencoi ai.

Hisja korruptive për pushtetarët

Ramadan Maloku, nënkryetari Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për “Kosova Sot “, tha se nuk duhet të çuditemi fare se përse ka rënie drastike të investimeve të huaja në Kosovë, sepse fajtor është pushteti vendor lokal dhe ai qendror, ku ka ndodhur në shumë raste që pjesa e hises së fitimit nga kulaçi që po u kërkohet që në start investitorëve të huaj. Sipas tij, ka raste ku ende pa hyrë në biznes nga investitori i huaj po kërkohet pjesa e fitimit nga ai biznes. “Veç saj kemi rënie investimesh, ngase te ne nuk ka respektim të ligjit dhe ka mosefikisasitet të madh të gjyqësorit e të prokurorisë”, potencoi ai. “Nga kërkesa e “tallit” ka pasur raste kur kanë ikur investitorët e huaj. Si shembull mund ta marr Komunën e Kamenicës ku ka qenë në plan të ndërtohet një Fabrikë e përpunimit të drurit dhe ku do të prodhoheshin parketi, peleti dhe pllakëzat nga druri”, theksoi Maloku. “Me këtë rast nga hisja e fitimit që ju është kërkuar investitorëve të huaj nga pushtetarët e atjeshëm, investitori i huaj i dëshpëruar ka ikur për në Serbi dhe pa vende pune në këtë komunë kanë mbetur 2 mijë punëtorë, andaj nuk duhet që të çuditemi se përse nuk kemi investime në Kosovë”, u shpreh ai.

Nëntoka mafioze kontrollon biznesin

Analisti Ragip Guraziu tha për “Kosova Sot” se rënia e investimeve në Kosovë nga të huajt, realisht nga nëntoka e mafisë kriminale dhe oligarkike dëmtuan ekonominë e Kosovës që nga 2008 me të madhe. “Por, edhe pas luftës menjëherë pasi filluam t’i marrim paksa këmbët, por kot së koti dhe jo rastësisht rënie drastike kemi në këto kohëra sa u përket investime nga jashtë”, theksoi ai. “Edhe nuk duhet që të çuditemi fare kur kemi parasysh se vitin e kaluar kemi një rënie investimesh prej 100 milionë euro në krahasim me 2015”.

Ai përkujtoi se sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet ndërkombëtare të pranuara vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur 215.9 milionë euro, nivel shumë i ultë me 2015, atëherë çka duhet ne të presim më. Analisti Guraziu thotë se Komuna e Prishtinës, por edhe në komunat e tjera, por veçanërisht Komuna e Prishtinës me kriminelët e nëntokës, duke mos pasur asfarë morali, dëmtuan gjithçka në të mirën e komunës dhe qytetarëve të saj. “Kjo ngase pati pengesa si në investime, ndërtime, urbanizëm, dhe institucione komunale që dështuan totalisht. Andaj, kjo është fytyra e vërtetë e Shpendit dhe oligarkëve të tij etj.”, u shpreh ai.

Analisti Guraziu thotë se këto janë disa nga arsyet kryesore të rënies së investimeve të huaja. Sipas tij, nëntoka kriminale (mafia oligarkike) po e kontrollon gati në tërësi tregun në të gjitha fushat, privatizimin, pastaj licencimin e deri te dhënia e lejeve të ndërtimit nëpër Komuna (ku raste të denoncuara ka më së shumti në Komunën e Prishtinës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.