100 milionë euro për projekte paushall

Për ndërtimin e këndeve të lodrave për fëmije të kryeqytetit, në buxhetin e viti 2014 janë ndarë 500 mijë euro. Por se ku do të ndërtohen saktësisht dhe çfarë kënde do të jenë ato ku do të kenë mundësi të luajnë fëmijët, nuk dihet. Ky është vetëm njeri nga qindra projektet e paraqitura në projektbuxhet e që nuk janë specifikuar si duhet.Në institutin për Studime të Avancuara GAP kanë hartuar një listë të këtyre projekteve të paqarta për t’i bërë me dije institucioneve vendimmarrëse që para miratimit të tij në Kuvend të kërkojnë sqarime shtesë.
Në raportin “Buxheti 2014- paqartësitë në ndarjet buxhetore”, thuhet se për institucionet qendrore të Republikës së Kosovës janë ndarë mbi 67 milionë euro për projekte të pa definuara dhe të paqarta.
Kurse, sa i përket ndarjes buxhetore për komunat e Kosovës, sipas GAP janë ndarë 31 milionë e 192 mijë euro në projektet që nuk specifikohen vendet për investime.
E, një investim në vlerë prej 270 mijë eurove, sipas GAP-it është paraparë të behët në rrjet elektrik në disa komuna të Kosovës, por sipas tyre as këto investime nuk përmbajnë detaje konkrete. Më përmbajtën e buxhetit dhe paraqitjen e projekteve nuk janë të kënaqur as njohësit tjerë të ekonomisë.
Ata thonë se për çdo para dhe projekt të paraqitur duhet të jepen edhe detaje përcjellëse. E, përpiluesit e këtij buxheti, Ministria e Financave kanë premtuar se do të qartësojnë në ditët në vazhdim këtë çështje…(Tribuna).