Fundamenti

100 milionë euro për arsimtarët e paraluftës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rreth 100 milionë euro pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës Projektligji për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në vend gjatë viteve 90-ta, i cili po përgatitet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Sipas kësaj të fundit,janë 22 mijë mësimdhënës që kanë punuar para luftës në vend, të cilëve përpos që do t’u njihet stazhi i punës, do të kompensohen edhe financiarisht.

Kompensim financiar do të marrin edhe 3200 pronarë të shtëpive-shkolla. Zyrtarë të lartë nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se me këtë projektligj është menduar që të bëhet edhe kategorizimi i mësimdhënësve.

Fundamenti

Në kategorinë e parë është paraparë të hyjnë të gjithë mësimdhënësit universitarë, sekretarët dhe kryetarët e këshillave komunale të Arsimit, kryetarët e Këshillave të Financimit, kryetari i Këshillit Qendror, drejtori i Entit Pedagogjik, drejtorët e shkollave, Rektorët, redaktorët e Institutit dhe Entit për Botimin e Teksteve.

Për këtë kategori planifikohet që kompensimi shtesë të jetë 50 për qind mbi pagën mesatare në Republikën e Kosovës. Paga mesatare në Kosovë aktualisht është 370 euro dhe me 50 për qindëshin shtesë, sipas një kalkulimi të thjeshtë, del se mësimdhënësit në këtë kategori t’i marrin nga 550 euro në muaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.