Fundamenti

100 mijë britanikë ndihmojnë që shqiptari të mos dëbohet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Janë të shumtë shqiptarët që vijnë në Britani thuajse çdo ditë, një pjesë e tyre minoren, të cilët shteti i mban derisa mbërrijnë moshën 18 vjeçare

Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeçar kur mbërriti me maune në Britani ku trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristolit në perëndim të Anglisë në kufi me Uellsin.

Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren, dhe pas pesë vitesh, ai arrin të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës sidomos në matematikë dhe shkencë.

Ishte sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe jetën e përditshme, ajo që galavanizoj një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që shkoi në afro 100 mijë firma në mbrojte të adoleshentit shqiptar, raporton TCH.

Ishte kjo fushatë sensibilzuese dhe mediatike e shkollës, familjes angleze, si dhe vet kryetari i Bashkisë së qytetit të Bristolit, që çoj në fitoren në apel për vendimin e emigracionit për deportimin e tij, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit ka dy javë kohë, për të apeluar sërish, edhe pse gjasat janë të pakta pas një fushate të tillë publike.

Hidromorava

Kryetari i Bashkisë së Bristolit pas vendimit thotë se “unë shpresoj se një rast i tillë do çoj në një reforme me të gjerë të sistemit britanik të azilit me qëllim që askush të mos kalojë nëpër kalvarin dhe traumën që kalojë Stiven Bregu”.

Janë të shumtë shqiptarët që vijnë në Britani thuajse çdo ditë, një pjesë e tyre minoren, të cilët shteti i mban derisa mbërrijnë moshën 18 vjeçare.

Një pjesë e madhe refuzohen, duke bërë që jeta e tyre më pas të vështirësohet për shkak të ndërprerjes së ndihmës nga shteti dhe kalimit të tyre në “të zezë”, ku jo pak, bien pre e grupeve kriminale, sidomos shpërndarjes së drogës.

Rasti i Stiven Bregut dëshmon se me përkrahjen e duhur, të rinjtë shqiptarë arrijnë të integrohen në shoqërinë britanike dhe të shkëlqejnë.

100 mijë britanikë ndihmojnë që shqiptari të mos dëbohet

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.