UBT

100% Kosovë paralajmëron digjitalizim të sistemit të punësimit dhe shkurtim të numrit të ministrive

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Znj. Shqipe Pantina nga Partia Socialdemokrate dhe z. Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, ku kanë shpalosur pjesë nga planprogrami qeverisës i koalicionit AAK-PSD për reformimin e administratës shtetërore si dhe synimin për ta miratuar Ligjin për Qeverinë, përmes të cilit shkurtohet numri i ministrive, zëvendësministrave dhe numrit ta panevojshëm të zyrtarëve qeveritarë.

E para e ka marrë fjalën znj. Pantina, e cila ka thënë se në kuadër të reformës së administratës, synohet në pikë të parë digjitalizimi i procesit të rekrutimit të punëtorëve, në sektorët e administratës shtetërore, arsimit e shëndetësisë.

“Synimi jonë për qeverinë e ardhshme, është që e para, të fillojmë digjitalizimin e procesit të rekrutimit. Kjo nënkupton se i gjithë aplikimi për të gjitha pozitat në administratën publike, e kur themi administratën publike, nënkuptojmë administratën shtetërore, pra ministritë, arsimin dhe shëndetësinë, do të bëhet në formë digjitale. Aplikimi do të jetë online dhe testi do të jetë baza e vlerësimit. Pra 70% e vlerësimit do të bazohen në testin, i cili do të bëhet në formë anonime. Pra aplikuesi do të ketë shifrën e vet dhe i gjithë vlerësimi do të bëhet pa e ditur emrin e kandidatit”, tha znj. Pantina.

Ajo tha se përmes këtij veprimi, qeverisja e ardhshme synon ta rrisë transparencën në punësim si dhe cilësinë në arsim dhe shëndetësi.

Ndërkaq, z. Tahiri foli për Ligjin për Qeverinë, sipas të cilit do të shkurtohet numri i ministrive. Ai ka thënë se ekzistojnë dy versione të propozuara, ai me 12 ministri dhe si dhe tjetri me 15 ministri, që është propozim i preferuar nga vetë ai.

“Ligji për Qeverinë është i përfunduar. Unë kam qenë kryetar i Komisionit për hartimin e këtij ligji. Ky ligj i ka kaluar të gjitha procedurat dhe në kam propozuar dy versione. Versioni me 12 ministri, që është një reformë rapide, të cilën unë nuk e mbështesë në parim sepse e çrregullon totalisht atë që kemi ndërtu qe 20 vjet. Versionin që unë e kam rekomandu te Kryeministri, është ai me 15 ministri”, ka thënë z. Tahiri para gazetarëve.
Znj. Pantina dhe z. Tahiri u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi temën që pati konferenca, por edhe pyetjeve të tjera që ishin jashtë këtij konteksti, por që kishin të bëjnë me fushatën dhe programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.