Fundamenti

100 euro gjobë për ata që ndezin goma, inspektorët e Gjilanit janë vazhdimisht në terren

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit, njofton qytetarët se ata që ndezin goma dhe gjësende të tjera për 1 Maj, do të pasojnë gjobat në shumën prej 100 euro. Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon djegien e gomave sikurse edhe Udhëzimi Administrativ, duke shtuar se do të ketë tolerancë zero për ata që ndezin.

Inspektorët komunal janë vazhdimisht në terren dhe gjobat do të pasojnë konform Udhëzimit Administrativ Nr.06/2018 për Ndëshkimet me Gjobat Mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Mobi Casa

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon djegien e gomave sikurse edhe Udhëzimi Administrativ, duke shtuar se do të ketë tolerancë zero për ata që ndezin.

Ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dioksinën dhe materie tjera të rrezikshme që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore./rajonipress/