FIDANISHTJA

100 ditët e Qeverisë pa Demarkacion dhe pa liberalizim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ramush Haradinaj ka mbushur 100 ditë në krye të Qeverisë së Kosovës, por nuk e ka përmbushur premtimin e dhënë për heqjen e vizave me BE-në gjatë kësaj periudhe kohore për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ramush Haradinaj ka mbushur njëqind ditë në krye të Qeverisë së Kosovës, por nuk e ka përmbushur premtimin e dhënë në fushatë që qytetarëve brenda kësaj periudhe kohore t’u hiqen vizat me Bashkimin Evropian (BE).

Kjo për faktin e dështimit të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, si njëri nga dy kushtet e mbetura të BE-së për heqjen e vizave.

Shefi i Qeverisë dje ua ka dorëzuar raportin 100-ditor të punës presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, si dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

FIDANISHTJA

Derisa Thaçi dhe Veseli e kanë vlerësuar lartë punën 100-ditore të Qeverisë, partitë opozitare thonë se kjo e fundit e ka dëmtuar vendin si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, si dhe ka arritur ta instalojë një kabinet të madh qeveritar me shumë ministra dhe zëvendësministra, shkruan tutje “Zëri”.

Thaçi: “Kosova e Re”, lajmi më i mirë i 100-ditëshit

“Faleminderit shumë kryeministër, unë e vlerësoj lart punën që ke bërë në këto 100 ditë për angazhimin tuaj. Unë dua të besoj që vendi po ecën në drejtim të duhur me trendin dhe me dinamikën e duhur, kështu që ju jam mirënjohës për punën”, ka thënë presidenti Thaçi pas dorëzimit të raportit 100-ditor të punës nga Haradinaj.

Thaçi ka vlerësuar lart marrëveshjen e nënshkruar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, duke e cilësuar si njërin nga projektet më të rëndësishme për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.