Mobi Casa

100 bujq vitias përfitues të mekanizmit bujqësorë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Në kuadër të projektit për mbështetje të bujqve të komunës së Vitisë, janë shpërndarë sot 70 moto kultivator me freza, si dhe për 30 fermerë u shpërndanë mekanizëm për lëvrimin e sipërfaqeve bujqësore.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmi, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po bënë një punë të shkëlqyer, duke qenë afër bujqve dhe duke mbështetur ata në mënyra të ndryshme e përmes shpërndarjes së mekanizmit të nevojshëm.

“Ne në vazhdimësi kemi realizuar projekte që kanë për qëllim ofrimin e kushteve të të gjitha kategorive të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari etj etj. Çdo vit jemi duke e rritur buxhetin për përkrahjen e bujqëve dhe fermerëve, kështu do të vazhdojmë edhe me mekanizëm të tjerë së shpejti dhe do të jemi përkrah jush”, ka thënë Haliti.

UBT

Ndërsa nga drejtoria e Bujqësisë, kanë ripërsëritur se çdo përfitues i mekanizmit në kuadër të projekteve për subvencionim, paraprakisht do të nënshkruaj deklaratën nën betim, që nënkupton se donacionin e marrë nga komuna, nuk kanë të drejtë ta tjetërsojnë brenda 3 viteve të ardhshme, përndryshe çdo kush që mund të veproj në kundërshtim të deklaratës, do të penalizohet.

Bujqit përfitues të këtij projekti, kanë falënderuar Institucionet komunale për mbështetjen në vazhdimësi, duke mundësuar kushte më të mira në zhvillimin e bujqësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.