UBT

10 rregullat për ushqyerje të shëndetshme

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse i ndërroni perimet dhe i jepni shije ujit, mund të bëni një ndërrim të madh në shëndetin tuaj. Ja disa mënyra që ta përmirësoni shëndetin tuaj pa pasur nevojë që ta kufizoni vetën në ushqim.

Përtypeni ushqimin mirë

Përtypja e ushqimit ka disa funksione. Së pari, duhet të ngadalësohet kështu që stomaku juaj do të ketë kohë të mjaftueshme ta pranojë ushqimin dhe të ju tregojë se jeni ngopur. Pastaj përtypja jo vetëm se e copëton ushqimin para se të kaloj në stomakun tuaj por edhe i ndihmon stomakut tuaj të prodhojë acid që ta përpunojë më mirë ushqimin.

Provoni “drithëra të vjetra”

Termi “drithëra të vjetra” ju referohet drithërave të cilat përdoreshin shekuj më parë, para se gruri të bëhej prodhimi kryesor i drithërave në botë. Këto drithëra tani po përjetojnë një ringjalljen duke përfshirë elbin, amarantin, tërshërën, kuinoan etj. Këto përmbajnë më shumë proteina e minerale se sa gruri i tanishëm.

Përdorni perime të gjelbra ose gjalpë organik

A keni dëgjuar? Margarina nuk na dëmton neve, në fakt ka yndyrë të shëndetshme. Gjalpi organik është më i mirë se gjalpi normal sepse nuk përmban shumë pesticide dhe herbicide. Përmban vitaminë A dhe E.

Koncentrohuni derisa hani

Unë gjithmonë ha duke bërë ndonjë gjë tjetër, mirëpo kohëve të fundit kam zbuluar mundësinë e koncentrimit në ushqim gjatë ngrënies. Duhet ta evitojmë shikimin e TV-së, apo rrjetet sociale, duhet të koncentrohemi në ushqim që ta rrisim nivelin e kënaqësisë.

Shtoni pudër natyrale jogurtëve, për më shumë lëndë ushqyese

Keni menduar se jogurtët janë të shëndetshëm? Një lugë e vogël e pudrës natyrale do ta bëjë atë edhe më të shëndetshëm, dhe do ta pastrojë organizmin tuaj. Mund të provoni edhe kakao të papërpunuar, baobab të cilët përmbajnë anti-oksidantë dhe e shpejtojnë organizmin tuaj.

FIDANISHTJA

Gjithmonë lëngëzoni drithërat tuaja

Nëse dëshironi që shujta e mëngjesit të jetë e shëndetshme, gjatë natës lëngëzoni drithërat tuaja. Atyre ju duhet të qëndrojnë në lëng së paku 7 orë që të lirojnë acidet. Që ta bëni edhe më të mirë, shtoni lëng limoni, pemë të thata, arra, kokos dhe mjaltë. Shkruan telegraph.co.uk transmeton Gazeta Ekspress.

Silleni ujin në jetën tuaj

Ja një mënyrë e lehtë, e shijshme dhe shumë ekonomike që të kujdeseni për trupin tuaj. Shtoni ushqim të fermentuar në dietën tuaj. Kjo mënyrë përmirëson sistemin digjestiv, shëndetin mental dhe forcon imunitetin.

Gatuajeni bukën vetë në vend që ta bleni

Blejeni brumin ose gatuajeni vetë sepse ka më shumë lëndë ushqyese dhe ka sasi të vogël të sheqernave.

Ndërroni perimet tuaja

Vitin e kaluar kam zbuluar se brokoli nuk më bën edhe aq mirë. Unë mund të ha brokoli vetëm një herë në dy javë sepse stomaku im fillon të më shkaktojë dhimbje, kështu që duhet të hamë perime të ndryshme jo vetëm një lloj.

Ndërroni karbohidratet me lulelakër

Ne jemi mësuar që te hamë ushqime me shumë karbohidrate, siq janë pastat, buka e bardhë. Ne duhet ta përdorim lulelakrën më shumë. Ka shumë gjëra që mund të bëhen më të, mund të bëni sos me parmezan dhe lulelakër, mund ta fërgoni me vezë po ashtu mund ta hidhni në picë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.