FITORJA

10-përqindëshi i Trustit, pritet të tërhiqen rreth 200 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, ka thënë se me ndryshimin e ligjit për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve pensionale pritet që rreth 200 milionë euro të tërhiqen nga fondi.

Megjithatë, Morina theksoi se nuk kanë qenë ithtarë të kësaj ideje qeveritare, pasi ka pasur mundësi të tjera.

“Sa i përket 10 përqindëshit nuk është që kemi qenë ithtarë të kësaj ideje, megjithatë kontribuuesit e kanë mirëpritur. Ka pasur alternativa tjetra përmes borxhit publik. Por, kemi bërë të gjitha përgatitjet që skema të ekzekutohet në rast se ndryshohet ligji në Kuvend. Ne jemi përfshirë në fazën e implementimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike”, theksoi Moria.

Këto komente Morina i bëri në Komisionin për Buxhet dhe Transfere gjatë raportimit për raportin vjetor 2019.

Fundamenti

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Trustit Adrian Zalli tha se në Trust 160 milionë euro janë të pa investuara, dhe kurdo që kalon ligji ato mund të shpërndahen tek kontribuuesit që janë të interesuar.

Llogaritët se 370 mijë llogari janë aktive në Trust, derisa drejtues të Trustit theksuan se 74 përqind e mjeteve të fondit janë investuara jashtë vendit, ndërsa 24 përqind në tregun vendor.

Kujtojmë, se për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ka pasur dy tentime për votim, por në mungesë të kuorumit ka dështuar të votohet, pasi po kundërshtohet ky plan nga partitë opozitare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.