FITORJA

10 këshilla si t’i mbroni sytë nga rreziqet e verës, rëra dhe dielli

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Stina e verës është mjaft delikate për sytë tanë. Pasi shikueshmëria si e tillë, iu nënshtrohet vazhdimisht sulmeve të shkaktuara nga rëra në plazh, kripa e detit apo edhe dielli i fortë. Mësojeni pra veten si t’i mbroni sytë tuaj prej tyre goditjeve që mund të pësojnë sytë tanë prej tyre. Ja këshillat që jep Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë (IAPB):

Uji Dea

1) Mbrojini sytë me syze që kanë filtra në përputhje me kuotat e caktuara, sidomos kur dielli është i fortë.
2) Mos i vini lentet e kontaktit, ndërsa ju laheni në det, ose jeni duke marrë rreze dielli.
3) Nëse rëra futet në sytë tuaj, shpëlajini tërësisht me ujë, pa i fërkuar aspak.
4) Vini një maskë apo syze, në qoftë se ju vuani nga acarimet e syve.
5) Kujdes kur vini krem rreth syve.
6) Pini ujë me bollëk, jo vetëm për të shmangur dehidratimin e organizmit në tërësi, por edhe për ta mbrojtur nga pakësimi i xhelit që mbush syrin.
7) Ndiqni një dietë të pasur me vitamina dhe Omega-3 për të mbrojtur zonën qendrore të retinës, macula, e cila është edhe më e ndjeshmja dhe ju lejon të shikoni me definicion të lartë dhe ngjyra.
8) Mos i prekni sytë pa larë duart më parë.
9) Shmangni ekspozimin në diell dhe notin në det ose pishinë, në praninë e infeksionit të syrit ose inflamacioneve.
10) Nëse jeni duke marrë ilaçe, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para ekspozimit të diell. Disa ilaçe të tilla si antibiotikët mund të shkaktojnë reagime negative në dritën e diellit, edhe në lidhje me sytë./e.t/noa

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.