10 frutat dhe perimet e nevojshme në verë

/ 2 minuta lexim

Vera është stinë e mrekullueshme, por jo edhe aq në mbarëvajtjen e dietave . Darkat e kaluara nëpër festa apo ushqimet jo të shëndetshme që konsumojnë nuk janë të mira për shëndetin. Ja disa fruta dhe perime të cilat duhet të konsumohen gjatë stinës së nxehtë të verës:

Avokado- ky frut është burim fibrash dhe kalciumi. Mund ta përdorni në sallatë, sanduiç apo hamburger.

Qershi- të pasura me antioksidantë ju ndihmojnë për të luftuar vapën në këtë stinë të nxehtë.

Misra- të zjera ose thjesht të pjekura, nuk ka rëndësi. Misrat janë burim vitaminash si acid folik, niacin dhe vitaminë C.

Mashurka jeshile- janë të ulta në kalori, të larta në fibra si dhe burim kalciumi.

Limon- i pasur me vitaminë C. Përdoreni për të përgatitur kokteile ose si përbërës shtesë në sallatë.

Uji Dea

Mango- frut i ëmbël plot lëng i cili zvogëlon yndyrën në trupin tuaj.

Pjeshka- frut i ulët në yndyrë, përmban 10 vitamina. Mund të shoqërohet dhe me akullore.

shalqi1Manaferrat e kuqe- ndihmojnë në parandalimin e kancerit, dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Mund ti shtoni në kos.

Shalqi- është frut i pasur me ujë, ju mban të hidratuar. Gjithashtu është i pasur me vitaminë A e cila ndihmon për të ruajtur shëndetin e syve.

Kungull- i pasur me ujë dhe fibra, është i rëndësishëm në menaxhim e peshës tuaj trupore./

Përshtati në shqip: Elena Beta