Fundamenti

10 familje rome bëhen me kompjuter, fal Arbër Ismajlit dhe kompanisë “Led com”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kompania “Led com”, me Mehmet Sopa, dhe, Refik Ramadani, na u lajmëruan me donacion prej 10 kompjuterësh, për 10 familje rome, të cilët do iu shërbejnë këtyre fëmijëve, për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe detyrave të tyre arsimore – edukuese, që do të jenë në funksion të largimit të pasivizimit nga procesi edukativo-arsimorë, për shkak të pandemisë COVID19, arsye e cila nuk përputhet me të drejtën e tyre për arsimim online, sikurse, të gjithë fëmijët moshatarë të familjeve shqiptare ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Të mërkurën e javës që po e lëmë pas, paraqita shqetësimin tonë, lidhur me mospërfshirjen e fëmijëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të cilët po diskriminohen nga procesi edukativo-arsimor, i cili po zhvillohet online për të gjithë fëmijët shqiptarë. Pas thirrjes tonë, për t’i mbështetur këta fëmijë me pajisje teknologjike, telefon, kompjuter, etj, menjëherë, na u lajmëruan disa donatorë vullnetmirë, të cilët hapën zemrat e tyre në funksion të mbështetjes së këtyre fëmijëve.

Kompania “Led com”, me Mehmet Sopa, dhe, Refik Ramadani, na u lajmëruan me donacion prej 10 kompjuterësh, për 10 familje rome, të cilët do iu shërbejnë këtyre fëmijëve, për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe detyrave të tyre arsimore – edukuese, që do të jenë në funksion të largimit të pasivizimit nga procesi edukativo-arsimorë, për shkak të pandemisë COVID19, arsye e cila nuk përputhet me të drejtën e tyre për arsimim online, sikurse, të gjithë fëmijët moshatarë të familjeve shqiptare.

ARKATANA

Kemi thënë që kjo shkëputje e tyre dhe mospërfshirja në këtë vazhdë të aktivitetit mësimorë, nuk na bënë nderë, e aq më pak, na bënë diskriminues ndaj këtij komuniteti.

Ne, përgjithmonë do u jemi mirënjohës kompanisë “Led Com”, të cilët treguan zgjuarsi dhe vullnetarizëm të pashoq, për të qenë sa më afër përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të fëmijëve të këtij komuniteti. “Led Com”, gjithmonë është paraqitur aty ku ka qenë nevoja, për t’i përmbushur disa nga nevojat bazë të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.

Ky komunitet meriton shumë më shumë, ngase, edukimi dhe arsimimi, përveç që është një e drejtë e garantuar për çdo fëmijë, parasegjithash, nga ky edukim rrjedhimisht, edhe ne si shtet, do të jemi me kuadro më të mira dhe të përgatitura nga të gjitha komunitetet, të cilat jetojnë në Kosovë. Duhet ta kthejmë vëmendjen e shtuar ndaj këtij komuniteti, të cilët po vazhdojnë mos përkrahen siç duhet nga institucionet tona qendrore.

Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues, ndaj “Led Com”, të cilët investuan në edukimin e këtij komuniteti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.