Hidromorava

10 aktakuza të ngritura nga Prokuroria Themelore e Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në katër raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Tregtia e ndaluar” tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Themelore, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

UBT

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.