RCCOLA

10 aktakuza të ngritura, dominon vepra penale “Dhuna në familje”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi,
për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Eco Higjiena

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra
penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”./rajonipress/