UBT

1 vit burgim dhe 400 euro gjobë për veprën penale vjedhje e rëndë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. A., pas pranimit të fajësisë në seancën fillestare. Më 6 nëntor 2017, rreth orës 11:00, në fshatin Sllakovc të Komunës së Gjilanit, i akuzuari E. A. në plantacionin e pemëve, përkatësisht në trafon e sistemit solar për prodhimin dhe shpërndarjen e rrymës, në bashkëpunim me të akuzuarin K. S., dhe F. S. me dashje dhe qëllim që vetes t’i sjellin përfitim të kundërligjshëm pasuror, kanë kryer vjedhje të rëndë, duke shkaktuar dëm material në vlerë prej 3333.00 euro të dëmtuarit A. B.

Ndaj të akuzuarit K. S. është bërë veçimi i procedurës për shkak të ekonomizimit të procedurës, ndërsa ndaj të akuzuarit F. S., Gjykata ka marr vendim me 26.01.2018.
Me këto veprime i akuzuari E. A. ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Eco Higjiena

Gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shpall aktgjykim dënues prej një (1) viti burgim dhe gjobë 400 (katërqind) euro.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.