Mobi Casa

1 toger Policie dhe 3 qytetarë arrestohen për arin e Pejës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

1 toger i Policisë dhe tre qytetarë janë arrestuar në një aksion 14 orësh të Inspektoratit Policor të Kosovës. Gjithashtu janë konfiskuar 13 kg ari i pastër dhe 27 kg lëndë e përpunuar ari.

Këto lajme i ka dhënë Inspektorati Policor i Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi në orën 01:30 minuta pas mesnate. Kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni, Fitim Shishani ka thënë se po hetohet nëse ari i konfiskuar është ai që është vjedhur në Dhomën e Dëshimeve në Pejë.

Uji Dea

Aksionin e madh të Inspektoratit Policor e ka ndihmuar edhe Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës.

Shishani ka thënë se Inspektorati është i përkushtuar për të montiruar vazhdimisht sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ai nuk ka pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.