HW

1 Shtatori – ditë e shenjtë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

1 Shtatori – ditë e shenjtë ,
N’ kalendar është datë e shtrenjtë !
Datë e shtrenjtë , datë madhështore –
Atë ditë hapen dyert shkollore !

Hapen shkollat e lumturisë –
Ia mësyjnë nxënësit diturisë !
Hapen shkollat n’ ditë të gjatë ,
Bankat plot , ma nuk janë thatë !

1 Shtatori – ditë e mbarë ,
Nisen nxënësit n’ klasë të parë !
Abetaren e mbajnë pranë vetit –
I mësojnë shkronjat e alfabetit !

HW

N’ shkolla t’ mesme fillojnë mësimet ,
N’ fakultete fillojnë studimet !…
Kështu sukseset lulëzojnë –
Gjeneratat diplomojnë !

Kështu shkollarët sa të rrojnë –
1 Shtatorin nuk e harrojnë !
E kujtojnë hiq pa ves – ves ,
Me te lidhet çdo sukses !…

Mirë se erdhe 1 Shtator –
Gëzuar Viti i Ri Shkollor !
Me gëzim t’ madh këtë datë e pres –
Të marr mësim , të korrë sukses !

Gjilan, më 01.09. 2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.