ARKATANA

1 muaj paraburgim për kryeinspektorin dhe një inspektor, të tjerët të lirë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ismet Halitit, shef i inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe inspektorit Skënder Canolli, u është caktuar nga një muaj paraburgim, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Tetë të arrestuarit tjerë nga zyra e inspektoratit e Komunës së Prishtinës, të dyshuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, janë liruar nga gjyqtari i EULEX-it, raporton Koha.

Fundamenti

Mbrojtja ka thënë se do të ankohet edhe për dy inspektorët që do të mbahen në paraburgim për një muaj.

E i arrestuari i 11-të, pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, dyshohet se ka kryer veprën penale – falsifikim i dokumenteve. Ai duhet të paraqitet në polici çdo ditë.