Uji Dea

1 milion euro humbje nga keqmenaxhimi i kredive shtetërore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për borxhet publike ka gjetur se si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të patërhequra nga huamarrësit është 890 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një raport i publikuar ditë më parë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nxjerrë në pah planifikimet jo të mira të Qeverisë me borxhin publik. Mangësia kryesore po del të jetë aftësia e dobët e organizatave zbatuese të projekteve në shfrytëzimin me kohë të fondeve.

Madje Qeveria ka hyrë edhe në detyrime financiare për projektet që nuk i ka planifikuar me kohë.

Fundamenti

“Në mungesë të përgatitjeve të duhura për fillimin e ekzekutimit të projekteve 295.809.378 euro janë mjete të cilat nuk janë tërhequr/shpenzuar sipas marrëveshjeve të arritura me institucionet financiare ndërkombëtare edhe pse kanë qenë në dispozicion për t’u përdorur. Si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të patërhequra nga huamarrësit arrin kuotën prej 890.000 €”, thuhet në raportin e Auditorit, shkruan më tutje “Zëri”.

Vonesat e tilla ky institucion po i konsideron si pasojë e studimit të fizibilitetit, si dhe mangësi në krijimin e parakushteve për eliminimin e pengesave infrastrukturore dhe ligjore në realizim projektesh, për të cilën Qeverisë po i kërkohet mbikëqyrje e shtuar.

“Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar Qeverinë që para se të fillojë procesi i huamarrjeve të bëhen analiza dhe planifikime të hollësishme që fondet e huamarrjes të shfrytëzohen me kohë, në mënyrë efikase, efektive dhe ekonomike, derisa duhet të ketë një mbikëqyrje të shtuar në mënyrë që të rritet dinamika e përdorimit të fondeve në dispozicion”, theksohet më tutje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.