FIDANISHTJA

1 miliard eurot e autostradës së Dukagjinit LDK-ja do t’i ridestinojë, Qeveria thotë se do të ndërtohet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) janë shprehur kundër ndërtimit që Autostradës së Dukagjinit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për Ekonomia Online, ka thënë se paratë e dedikuara për këtë autostradë, do të shkojnë në zgjerim të rrugëve dhe në projekte tjera, që sipas tij përfitojnë më shumë qytetarët e rrafshit të Dukagjinit.Si projekt, përmend dyfishimin e tokave bujqësore me zgjerim të rrjetit të ujitjeve.

“Autostrada e Dukagjinit nuk duhet të ndërtohet mbi baza të argumenteve politike por mbi bazat të studimeve të fizibilitetit, nga njerëz të fushës që arsyetojnë këtë investim. Studimet e fizibilitetit tregojnë që nuk ka intensitet të trafikut aq të madh sa ta arsyetojmë ndërtimin e një autostrade, por ndërtimin e një rruge me nga dy korsi që mundëson qasje të lehtë të qytetarëve edhe zhvillim për disa vite të një korridori të bizneseve nga Peja në Gjakovë, e deri në Prizren”, ka thënë Hoti për EO.

GRANDEMALL

“Mjetet e Autostradës së Dukagjinit do të shkojnë në projekte të tjera që me të cilat do të përfitojnë qytetarët e krejt rrafshit të Dukagjinit. Është projekti i ujitjes së tokave bujqësore të ‘KRU Radoniqi’, do të dyfishohen tokat në ujitje, është bërë studimi i parafizibilitetit sa ne kemi qenë në qeveri, tash duhet të shkojmë më tutje duke përgatitur studimin detal për krejt Kosovën, përfshirë edhe rrafshin e Dukagjinit në sistemin e ujitjes”.“Do të investohet në zgjerimin e rrugës me nga dy korsi, nga Istogu-Pejë-Deçan-Gjakovë, e deri në Prizren me rrethrrotullim nëpër vendbanime kryesore dhe në rrugë tranzite për të evituar trafikun nëpër qytetet që kalon rrugë”, ka thënë Hoti.Por, ndërtimi i kësaj autostrade do të bëhet sipas ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ky i fundit, për Ekonomia Online, ka thënë se ndërtimi i saj do të bëhet.Lekaj u shpreh i bindur se ky projekt do të realizohet.“Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, mendoj se nuk kanë të drejtë ta thënë këtë sepse edhe Dukagjini është pjesë e Kosovës sepse janë mbi 620 mijë banorë që u nevojiten infrastrukturë dhe nuk u shërben individit por komunitetit, u shërben qytetarëve dhe ekonomisë. Prandaj është absurditet i llojit vet kur e dëgjoj se unë nuk shikoj krahinë, por as regjione por kam punuar për qytetarët e të tjerët letë flasin sa të duan por Autostrada e Dukagjinit do të bëhet”, ka thënë Lekaj.

Lekaj më tej sqaroi se autostrada e Dukagjinit, do të bëhet me pagesë, por jo me tarifë të lartë.“Jo ne jemi në suazën e fizibilitetit pas suazës së fizibilitetit ne do të shikojmë edhe gjendjen ekonomike të qytetarëve pastaj do të vendosim, por nuk do të jetë tarifë e lartë sepse në fokus e kemi qytetarin e Kosovës”, ka thënë Lekaj.Ndërtimi i kësaj autostrade kap shifren e një miliard euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.