Fundamenti

1 Maji: Ju keni të drejta, andaj veproni

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

​Dikush proteston e dikush feston. Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve, festohet edhe në Kosovë.

Me rastin e ditës së Punëtorëve të protestojnë punëtorët e Mbrojtjes dhe Sigurisë të KEK-ut

Aktivitete ka edhe nisma Vetëdijësuese për Çiklizëm. Në kuadër të kësaj dite ka organizuar një udhëtim të lirë me biçikletë. Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” në ora 10:00 në drejtim të parkut të Gërmisë.

Edhe Kuvendi i të Rinjve të Kosovës me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës në Sheshin “Nëna Terezë”, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon aktivitet me moton “Ju keni të drejta, andaj veproni”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Mobi Casa

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

Në Evropë 1 Maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.