United Hospital

1.643 persona janë ende të zhdukur në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kanë kaluar më shumë se 22 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende po presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Familjarët e personave të zhdukur kanë vuajtur në përpjekje për t’u përballur me mungesën e të dashurve të tyre, ndërsa pandemia COVID-19 e ka bërë gjendjen e tyre edhe më të vështirë.

Rënia e përgjithshme e shkallës së zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur dhe mungesa e një reagimi të duhur ndaj nevojave të familjarëve të tyre kanë mbetur shqetësimet kryesore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, viteve të fundit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, tha autoritetet duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për ta zgjedhur këtë problem humanitar që e ka rënduar shoqërinë kosovare qe më shumë se dy dekada.

Uji Dea

I shqetësuar për tempin në rënie në të cilin janë zgjidhur rastet e personave të zhdukur viteve të fundit, Gashi pohoi se përderisa në vitin 2019 janë zgjidhur tetë raste, këtë vit është gjurmuar vendndodhja e vetëm tre personave.

“Pengesa kryesore ndaj një përparimi më të shpejtë është mungesa e informatave të reja që do të çonin në lokacionet e reja të varrezave,” tha ai.

“Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjarët kanë të drejtë të dinë se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Si gjithmonë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i nxit ato që çështjen krejtësisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në plan të parë.Në anën tjetër, është momenti i fundit që njerëzit që mund të kenë informata që mund të shpijnë në zbardhjen e cilitdo rast të ndonjë personi të zhdukur të paraqiten dhe që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të përpiqen t’i nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon”, thuhet në një komunikatë të KNKK./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.