1.44 milionë shqiptarë përdorin internetin

Përdorimi i internetit në Shqipëri ka arritur në shkallën 48.1 %. Kjo është statistika më e fundit e publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, që konfirmon një përparim të shpejtë të lundrimit në internet për shoqërinë shqiptare.
Sipas të dhënave të ITU-s, internetin e përdorin rreth 1.44 milionë shqiptarë, nga rreth 2.9 milionë banorë që rezultuan nga regjistrimi i fundit i popullsisë.
Shqipëria paraqitet tashmë shumë afër niveleve mesatare të përdorimit të internetit në rajon, ndërkohë që është ende më poshtë se mesatarja prej 61.3% e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
Por, cilat janë faqet më të klikuara nga shqiptarët? Sipas të dhënave që ofron uebsajti i matjes së audiences në internet, “Alexa”, faqet më të klikuara janë “Facebook”, “Youtube” dhe “Google”, transmeton TCH.