FIDANISHTJA

1.4 miliard euro për ndërtimin e “Kosovës së Re”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Garry Levesley, zëvendëspresidenti i “Contour Global”-it, kompania fituese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” premton se termocentrali i ri do t’i ketë dy blloqe nga 300 deri në 330 megavate. Ai premton se në ndërtimin e tij do t’i investojnë deri në 1.4 miliard euro.

Zëvendëspresidenti i “Contour Global”-it, kompania fituese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, Garry Levesley, premton se gjatë 4-5 vjetëve të ardhshme në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte do të krijohen deri në 10 mijë vende pune gjatë fazës së ndërtimit të termocentralit të ri “Kosova e Re”. Pastaj, gjatë operimit të tij do të krijohen rreth 400 vende pune për rreth 40 vjet të operimit të këtij termocentrali.

Hidromorava

Zëri: Cila është oferta juaj për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”? Si do të ndërtohet ai, sa blloqe do t’i këtë, sa do të jetë kapaciteti i prodhimit, në çfarë intervali kohor do të ndërtohet, etj?

Levesley: Propozimi ynë është që të zhvillojmë, të financojmë, të kontraktojmë dhe të menaxhojmë ndërtimin e termocentralit, ku ne do të ishim aksionari kryesor./zeri/