UBT

​Zbulohet arsyeja pse Shaqiri i kushtoi aq lirë Liverpoolit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtori ekzekutiv i Stoke Cityt, Tony Scholes, ka zbuluar se Xherdan Shaqiri u transferua me çmim aq të ulët, 14,7 milionë euro, në Liverpool, për shkak të një klauzole në kontratën e tij që ia lejonte largimin nëse klubi binte nga Premierliga.

Kosovari me pasaportë zvicerane arriti ta sigurojë një transferim në Liverpool nga Stoke City gjatë verës, pasi ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli. Shaqiri kishte qenë golashënuesi më i mirë në skuadrën e Stoke Cityt me tetë gola.

“Shaqiri u largua verës për një shumë më të ulët se vlera e tij. Kjo gjë ndodhi për shkak timin, në fakt ndodhi për shkak të çmimit që e paguam ne kur e blemë atë”, ka thënë Scholes në një intervistë për BBC Radio Stoke Sport.

“Njerëzit ishin habitur se ne kishim arritur ta transferojmë atë, për shkak se ai kishte luajtur në Bayern Munich dhe në Inter. Si mënyrë për ta bindur atë ne i thamë eja këtu dhe na u bashkohu. U detyruam ta vendosim në kontratën e tij një klauzolë që e lejonte largimin e tij në rast se binim nga liga”.

Fillimisht ishte vënë në dyshim nëse Shaqiri e kishte aftësinë dhe etikën e punës që kërkohet për të luajtur për një trajner si Jurgen Klopp. Megjithatë, në një intervistë pas njërës nga ndeshjet e këtij sezoni, Klopp kishte thënë se Shaqiri i ka kaluar pritshmëritë e tij.

Uji Dea

27-vjeçari e dëshmoi veten qysh në ndeshjen e parë për klubin e tij të ri, kur e shënoi një gol në stilin gërshërë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në korrik. Vetëm disa ditë para se ta shënonte këtë gol, Shaqiri kishte bërë të ditur se ai ndiente që me Liverpoolin mund të fitonte gjithçka në botë.

Përkundër që ai nuk ishte aktivizuar në të gjitha ndeshjet e Liverpoolit këtë sezon, statistikat e tij dëshmojnë se kur Shaqiri luan me “treshen e madhe”, Mohamed Salahun, Sadio Manen dhe Roberto Firminon, askush nuk mund t’i ndalojë djelmoshat e Kloppit. Duke filluar nga fitorja kundër Fulhamit më 11 nëntor, zvicerani ishte titullar për pesë ndeshje radhazi me këtë formacion.

Të gjitha këto ndeshje Liverpooli i fitoi, mirëpo pastaj Shaqiri mbeti në stol për ndeshjen kundër Manchester Unitedit. Në minutën e 70-të, kur ndeshja ishte ende 1-1, Shaqiri u fut në lojë dhe i shënoi dy gola për t’ia siguruar kështu fitoren dhe vendin e parë në tabelën e Premierligës skuadrës së Jurgen Kloppit.

Shaqiri i ka bërë gjithsej 23 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, 18 prej të cilave në Premierligë. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i shënojë gjashtë gola dhe t’i bëjë 3 asiste. Ai ishte titullar për dhjetë ndeshje të Premierligës, ndërsa në tetë u aktivizua nga stoli. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.