UBT

​Ylli i Kosovës Berisha bëhet me nënshtetësi australiane

/ 2 minuta lexim

Sulmuesi kosovar i Sanfrecce Hiroshimës, Besart Berisha, e ka marrë nënshtetësinë australiane. Javën e kaluar, ai ishte kthyer në Melburn për t’i kompletuar të gjitha dokumentet e nevojshme, një vit pasi kishte treguar se e dëshironte ta ndërronte nënshtetësinë.

33-vjeçari kishte lindur në Kosovë, mirëpo u shpërngul bashkë me familjen e tij në Gjermani si refugjat i luftës, transmeton Gazeta Express.

Berisha i dha fund një karriere katërvjeçare me klubin australian, Melbourne Victory para gjashtë muajve, kur u transferua në Sanfrecce Hiroshima. Ai e ka edhe një vit kontratë me klubin e tij të ri, mirëpo për shkak të mungesës së minutave që aktivizohet, kanë filluar spekulimet se ai dëshiron të largohet nga klubi japonez.

Uji Dea

Ai vazhdon të jetë një lojtar mjaft i kërkuar në Australi për shkak të sukseseve që kishte pasur gjatë kohës së tij në ligën australiane. Ai e ka një titull të Premiershipit, dy tituj të Championshipit dhe një medalje të FFA Cup.

“Ky është vendi ku kam nisur përsëri të luaj futboll të mirë dhe të arrij gjëra të mëdha. I jam mirënjohës dhe prandaj jam këtu ende. E dua këtë vend, ka qenë tepër i mirë ndaj meje dhe dua ta shijoj aq sa mundem”, kishte thënë Berisha vitin e kaluar.

Berisha u transferua në Australi në vitin 2011 pas disa periudhave në Angli, Skandinavi dhe Gjermani./Gazeta Express/