Mobi Casa

​Thaçi: Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që po zhvillon në Britaninë e Madhe, sot ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Oxfordit.

“Në Universitetin e Oxfordit bashkëbisedova me shumë studentë për Kosovën dhe rrugëtimin tonë drejt pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai ka theksuar se është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike

Postimi i plotë:

UBT

Në Universitetin e Oxfordit bashkëbisedova me shumë studentë për Kosovën dhe rrugëtimin tonë drejt pavarësisë.

Para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit fola për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtetndërtimit dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike. Studentët ishin të interesuar për gjendjen ekonomike, perspektivën e të rinjëve dhe pozitën komuniteteve jo shumices në Kosovë.

Kosova, me kushtetutë dhe ligje prinë për të drejtat afirmative të komuniteteve. Kosova është vend i mundësive për investime dhe për kthimin e ekspertëve, që po shkollohen në Britani të Madhe dhe universitete tjera të botës. Britania e Madhe, si fuqi globale ka qenë dhe do të mbetet partner strategjik i Kosovës. /Telegrafi/