Mobi Casa

​Sot ditë zie në Kosovë, pas aksidentit tragjik në Kroaci

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.

Sipas konfirmimit zyrtar, shoferi po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga, duke kaluar kështu në pjesën me bar dhe rrotulluar anash.

Eco Higjiena

Si pasojë, 10 persona vdiqën, më shumë se 40 u plagosën, shumë prej tyre rëndë. Po ashtu brenda autobusit ndodheshin edhe 15 fëmijë.

Nga dhjetë te vdekurit, deri me tani janë identifikuar 7 persona, katër prej tyre janë nga Komuna e Gjakovës, dy nga Rahoveci dhe një nga Podujeva. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.