Eko Higjiena

​Kurti: “Zajednica” dhe “shkëmbimi territorial”, përpjekje e njëjtë për ndarjen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave serbe dhe shkëmbimi i territoreve janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të shtetit të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se projektet e Serbisë janë të vjetra dhe se me koncesione të reja, Kosova vetëm sa shtyhet prapa.

Postimi i plotë i Kurtit:

Kur duket që një situatë nuk po ndryshon për një kohë të gjatë, ka mundësi që bëhet fjalë për një kthim prapa që tashmë ka ndodhur.

FIDANISHTJA

Teksa lexoja librin “Standardet dhe Statusi” të ish-PSSP-së, Joachim Ruecker, më përkujtohet se dikur decentralizimi etnik, ndërkaq sot ‘Zajednica’ dhe ‘shkëmbimi territorial’, janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të Beogradit për ndarjen e Kosovës. Ja një paragraf nga faqja 61 e këtij libri:

“Në lidhje me çështjen e decentralizimit, e cila ishte shumë e diskutueshme, plani kërkoi të pajtojë kërkesat e kundërta. Fillimisht, Koshtunica kërkoi ndarjen e plotë të Kosovës, e cila parashikonte copëtimin e saj territorial përgjatë vijave etnike. Kjo kërkesë u rrëzua gjatë negociatave dhe në vend të kësaj Beogradi propozoi krijimin e 12 komunave me shumicë serbe në Kosovë, pjesërisht të lidhura gjeografikisht, me një nivel të lartë të autonomisë, lidhje të forta ndër-komunale dhe lidhje të drejtpërdrejta institucionale me Beogradin.”

Projektet e Serbisë janë të vjetra. Me koncesione të reja, Kosova po shtyhet prapa”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.